Kapiteni i Atalantas në finalen e Europa League, të cilën skuadra italiane e fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Bayer Leverkusen.
Berat Gjimshiti deklaroi për media pas këtij triumfi historik se e gjitha i duket e pabesueshme.
“Është e vështirë të gjesh fjalët tani, as që po e kuptoj se çfarë bëmë. Një sukses kaq i madh, pas finales së humbur në Kupën e Italisë, është i pabesueshëm. Megjithatë tani nuk më interesojnë 3 finalet e humbura”, tha fillimisht shqiptari.
Më tej, mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit u shpreh se sot e mësoi se do të ishte ai kapiteni i Atalantas në këtë përballje dhe se ndjehet shumë krenar.
“Jam krenar, sot mësova se do të mbaj shiritin në krah. Grupi është fantastik, luajtëm shumë mirë dhe me meritë”, vijoi kapiteni “kuqezi”.
I pyetur nëse e priste këtë sukses në momentin e parë kur është bashkuar me Atalantan, mbrojtësi deklaroi se nuk e kishte imagjinuar kurrë.
“Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë. Kur arrita situata dhe pritshmëritë ishin të ndryshme, ne po luanim për të shmangur rënien. Ardhja e Gasperinit solli një filozofi të re, ai gjithmonë dëshiron të përmirësojë lojtarët dhe t’i bëjë ata të performojnë dhe të japin më të mirën e tyre. Pastaj pas disa viteve fillova të imagjinoj një moment të tillë, ndoshta jo Europa League, ndoshta më shumë Kupën e Italisë, por sot e meritojmë të gjithë këtë”, përfundoi Berat Gjimshiti.
Ky ishte titulli i parë në histori për Atalantën në Europa League.
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...