Berat Gjimshiti është i befasuar nga ndeshja e sotme.
Mbrojtësi i Atalanta dhe kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, është i befasuar nga paraqitja e Lituanisë, por edhe e kombëtares ‘Kuqezi’.
Gjimshiti ka thënë se nuk priste një Shqipëri kaq të dobët. Ai ka treguar edhe lojtarët që luajtën më mirë sipas tij.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell fjalët e Berat Gjimshitit.
“Nuk e prisja që të luanim kaq dobët. Vetëm ata që u futën në pjesën e dytë bënë mirë. Besoj që kjo ndodh në futboll. Ka ndeshje që nuk të ec në futboll. U pa që kjo lojë me një gabim hapej, këtë herë e kishim ne fatin e keq. Sigurisht që edhe lodhja fizike, pasi shumë prej nesh nuk ishin stërvitur. Edhe unë isha 2 javë pushime dhe pastaj erdha këtu. Megjithatë ndaj një kundërshtari si Lituania në Tiranë duhet të fitonim.
E kishim studiuar mirë kundërshtarin, u befasuam kur i pamë në video dhe nuk i nënvlerësuam aspak. Nuk thashë që kemi frikë të fitojmë, por thashë që ndodh që kundërshtari luan më mirë. Edhe kur luan keq mund të fitosh me një goditje standarde, por nuk e kishim atë fat. Nuk kemi pasur vetëbesim për të dalë nga presingu i tyre, nuk i kemi bërë 5 pasime bashkë. Kemi luajtur më shumë me topa të gjatë.
Jam shumë i lumtur që kam pasur kaq shumë minuta te Atalanta. Të dhemb shumë kur je afër gjysmëfinales së Championsit dhe të dhemb kur skualifikohesh.”, u shpreh Gjimshiti.
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...