Berat Gjimshiti ka shkëlqyer me fanellën e Atalantës përballë Interit në barazimin 0-0.
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë ishte fantastik në këtë takim dhe nuk e la fare të vinte në shprehje sulmuesi më i rrezikshëm i Interit, Mauro Icardi.
Lojtari i Atalantës ka marrë ndër notat më të mëdha në këtë takim që skuadra e tij arriti t’i rezistonte sulmeve të vendasve.
Pas ndeshjes ka qenë vetë Gjimshiti që ka folur për objektivin e madh të Atalantës, që është të zënë një pozitë në Ligën e Kampionëve.
“Interi e nisi ndeshjen mirë, por ne arritëm të largonim presionin dhe të luanim hapur”.
“Po shtynin shumë para deri në fund, por arritëm të menaxhonim situatën dhe mendoj se është një rezultat i mirë për të dy. Ndeshje pas ndeshje duhet të mendojmë tani për Ligën e Kampionëve”, u shpreh Gjimshiti.
Reprezentuesi shqiptar ka folur edhe për duelin ndaj Icardit, që arriti ta fitojë në San Siro.
“Icardi është nga ato lloj sulmuesish që mund të të shënojë gjithmonë, por sot e kemi mbuluar shumë mirë. Duhet të falënderoj edhe Zotin në rastin që iu dha në pjesë të parë”, përfundoi mbrojtësi shqiptar./telegrafi
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin