Gjimshiti: Anfield na dha zemër, askush nuk na do përballë

10:02 | 13 Maj 2024
KRG

Të kesh përballë Atalantën – aq më tepër në këtë periudhë ku zikaltrit e Gasperinit po “fluturojnë” – është gjithmonë e vështirë dhe e komplikuar.

I bindur për një gjë të tillë është fantastiku Berat Gjimshiti, kapiteni i kombëtares kuqezi dhe lideri i prapavijës së Atalantës. I cili pas fitores me Romën, ndër të tjera tha:

“U vu re qartë përgatitja shumë e mirë që i kishim bërë ndeshjes. Rëndësi ka të mos e mbajmë mendjen te finalet me Juven (Kupa e Italisë) dhe Leverkusenin (Europa League). Ka kohë për të menduar për ta.

Në pjesën e parë mund të shënonim 3-4 gola. Dilnim rrjedhshëm në sulm. Krijuam raste të pastra, por duhej ta kishim mbyllur takimin. Na mungoi disi saktësia para portës.

Fitore vendimtare për kualifikimin në Champions, por janë edhe tri ndeshje po kaq vendimtare. Kemi edhe 5 finale deri në fund, mund t’i fitojmë të pesta.

Ndeshja në ‘Anfield’ kundër Liverpoolit na mbushi plot vetëbesim. Tani jemi të bindur se mund të mposhtim çdo kundërshtar.

Realisht nuk është aspak e lehtë të na kesh neve përballë, përkundrazi. Kështu duhet të jetë edhe për 5 kundërshtarët e radhës“, u shpreh mbrojtësi 31-vjeçar nga Lugina.

Atalanta kundër Juves (15 maj) në “Olimpico” për të fituar Kupën dhe ndaj Bayer Leverkusenit (22 maj) në Dublin për të shkruar historinë në Europa League

Të ngjashme