Gjilani vjen me vendim për futbollistët

14:42 | 14 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Klubi i Gjilanit ka vendosur që tua vazhdojë kontrata të gjithë futbollistëve, përcjellë arbresh.info. 

Gjilani në këtë edicion po lufton për kreun e tabelës dhe synon që të bëjë edhe përforcime për pranverë.

“Duam t’i informojmë të gjitha klubet e interesuara për shërbimet e lojtareve tanë se lojtarët e apostrofuar ditëve të fundit nëpër media janë lojtar të cilët kanë kontrata valide me klubin tonë dhe së asnjë komunikim individual me ndonjërin prej tyre nuk do të jetë i mjaftueshëm për transferimin e tyre. Vetëm kryesia e klubit (së bashku me lojtaret) mund të vendos për të ardhmen e secilit lojtar që përfshin edhe mundësinë e transferimit të tyre në ndonjë klub tjetër”, thuhet në njoftimin e Gjilanit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme