Google ADS

Gjilani tregon pse pranoi ta luaj ndeshjen e fundit në Suharekë

21:09 | 24 Maj 2023
Orgesa Haziri

Xhiroja e fundit e Superligës së Kosovës do të zhvillohet në fundjavë.

Ballkani ishte paraparë të udhëtonte drejt Gjilanit, por klubet kanë rënë dakord që kjo ndeshje të luhet në Suharekë.

Ballkani është kampion i këtij edicioni, pasi siguroi titullin me një fitore ndaj Ferizajt dhe falë humbjes së Dritës.

Gjilani ka vendosur të luaj në udhëtim, për t’i lejuar tifozët ta festojnë titullin.

Këtë lajm e ka bërë të ditur klubi i Ballkanit në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”.

“Festa e mbrojtjes së titullit kampion, zhvendoset e tëra në qytetin e kampionëve. Duke gjetur gjuhë të përbashkët me skuadrën e Gjilanit dhe Federatën e Futbollit të Kosovës, ju bëjmë me dije se përballja e fundit kampionale, do të luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë. Faleminderit të gjithëve, shihemi të dielën, ora 15:00”, ka shkruar klubi.

Ndërkohë, presidenti i Gjilanit, Florim Zuka ka dhënë sqarime rreth këtij vendimi.

Vendimi i marrë është me rëndësi dhe interes të një komuniteti, ndaj kemi edhe mirëkuptimin e tifozerisë së klubit tonë, për të cilët kemi sakrifikuar dhe jemi përkushtuar që t’u sjellim rezultate të cilat i presin ndër vite”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme