Sot do të zhvillohet edhe ndeshja e fundit e xhiros së dytë në Superligën e Kosovës.
Gjilani pret Prishtinën, në ndeshjen që ishte paraparë të zhvillohej të shtunën, transmeton Arbresh.info.
Të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare:
Gjilani: Bllaca, Kqiku, Xhemajli, Hyseni, Ismajli, Dermaku, Shaqiri, Ismaili, Bilalli, Rafuna, Mateli.
Prishtina: Nika, Bytyqi, Sinani, Useini, Muja, Islami, Pefqeli, Krasniqi, Kryeziu, Hyseni, Blesa.
Skuadra nga Gjilani kishin bërë kërkesë në FFK për ta shtyrë duelin pasi kishin probleme rreth organizimit të klubit, kërkesë që ishte pranuar edhe me pëlqimin e Prishtinës.
Gjithsesi dueli do të zhvillohet ditën e sotme në stadiumin e qytetit në Gjilan me fillim nga ora 17:00./Arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...