Ndeshja mes Gjilanit dhe Prishtinës do të jetë derbi i radhës në kuadër të xhiros së 13-të në Superligën e Kosovës.
Do të kërkoj të vazhdoj serinë pozitive pasi në pesë ndeshjet e fundit numëron tri fitore dhe dy barazime, duke u pozicionuar në vendin e tretë në tabelë dhe me një fitore eventuale do të barazohej me pikë me Ballkanin e cila gjendet në vendin e parë.
Nga ana tjetër Prishtina kërkon fitoren e dytë radhazi pas asaj të javës së kaluar kundër Drenicës.
Bardhekaltrit gjenden në vendin e shtatë në tabelë me 16 pikë të grumbulluara dhe me një fitore eventuale do të ngritej në vendin e pestë.
Tashmë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare për këtë ndeshje.
Gjilani: Enea Koliqi, Tomislav Sorsa, Muhamed Useini, Armend Halili, Yll Hoxha, Albert Dabiqaj, Besar Musolli, Agustin Torassa, Fiton Hajdari, Gerhard Progni dhe Blerim Krasniqi.
Prishtina: Betim Halimi, Besnik Krasniqi, Leotrim Bekteshi, Sodiq Atanda, Gledi Mici, Lorik Boshnjaku, Erando Karabeci, Endrit Krasniqi, Mendurim Hoti, Leutrim Kryeziu dhe Oto John.
Ndeshja do të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Gjilan me fillim nga ora 13:30./Arbresh.info
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...