Sot do të zhvillohet edhe ndeshja e fundit e xhiros së dytë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ndeshja e vetme që nuk u zhvillua në vikend ishte ajo mes Gjilanit dhe Prishtinës që do të zhvillohet ditën e sotme.
Gjilanasiit kishin bërë kërkesë në FFK për ta shtyrë duelin pasi kishin probleme rreth organizimit të klubit, kërkesë që ishte pranuar edhe me pëlqimin e Prishtinës.
Gjithsesi dueli do të zhvillohet ditën e sotme në stadiumin e qytetit në Gjilan me fillim nga ora 17:00.
Vendasit kanë bërë disa transferime cilësore, por që asnjëri nga ta nuk do të zbres në fushë për ndeshjen ndaj Prishtinës.
Barra do të jetë te futbollistët vendas si Redon Ismaili, Oltion Bilalli dhe Edison Kçiku.
Në anën tjetër Prishtina pas fitores në ndeshjen e parë 3-1 ndaj Feronikelit ’74 kërkon të marrë tre pikë të radhës. /Telegrafi/
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...