Gjilani dhe Feronikeli kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në BKT Superligën e Kosovës.
“Skifterat” janë nikoqir të “Industrialistëve” në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial në Gjilan nga ora 14:00.
Ekipi i Ismet Munishit vjen pas fitores së thellë ndaj Drenicës dhe synon fitoren e dytë radhazi për të qëndruar afër liderit, Ballkanit, në luftën për titull.
Në anën tjetër, mysafirët nga Drenasi janë të përbërë nga lojtarë të rinj dhe një rezultat pozitiv do të jetë i vështirë në këtë ndeshje, e cila me një humbje mund t’i dërgoj matematikisht në Ligën e Parë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme për këtë ndeshje.
Gjilani: Koliçi; Sorsa, Useini, Halili, Hoxha; Dabiqaj, Keita Aziz, Torassa; Progni, Keita Razak, Kelmendi;
Feronikeli: Buqinca; Rexhepi, E.Kastrati, Morina, Ar.Qorri, Ad.Qorri, Kiqina, Cervadiku, Xhylani, Seferi, E.Kuçica;
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor