SC Gjilani ka njoftuar se ka pranuar dënimin nga Komisioni Disiplinor i FFK-së duke konfirmuar se vendin se ku do të zhvillohen dy ndeshjet e ardhshme që ishin paraparë të luhen në Gjilan.
Komisioni i Disiplinor kishte shqiptuar dënimin ndaj SC Gjilanit për t’i zhvilluar dy ndeshje si nikoqir në stadiumin “Agim Ramadani-Katana” jashtë nga vendi i tyre dhe pa praninë e tifozëve, shkruan portali arbresh.info.
Klubi tani me anë të një komunikate për bërë të ditur se ndeshjet e ardhshme do të luhen në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas duke falënderuar bordin e Feronikelit për përgjigjen pozitive.
Njoftimi i plotë nga SC Gjilani:
Sport Club “Gjilani”, ju njofton se ditën e djeshme ka pranuar dënimin e vendosur nga Komisioni Disiplinor, i Federatës së Futbollit Kosovës, që dy ndeshjet e radhës të parapara të zhvillohen në Gjilan, ku skuadra jonë detyrohet që këto dy ndeshje ti zhvilloj jashtë stadiumit “Agim Ramadani-Katana”, të Gjilanit dhe pa praninë e tifozëve.
Bëjmë të ditur se ndeshja kundër Trepçës 89′, do të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas, ku pas kërkesës sonë kemi hasur në përgjigje pozitive nga, Klubi i Futbollit “Feronikeli”, që ndeshjën kundër ekipit mitrovicas ta zhvillojmë në stadiumin e tyre, të cilët i falemnderojmë për bashkëpunimin dhe mundësinë e ofruar nga ta.
Ndeshja mes Gjilanit dhe Trepçës 89′, zhvillohet ditën e nesërme( e diele), me fillim nga ora 14:00, e vlefshme për javën e 12-të kampionale, në Ipko Superligë.
SC Gjilani
Gjilan, 26 Tetor
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...