Gjilani ka transferuar qendërmbrojtësin kroat, Ivan Fustar.
“Skifterat” janë duke përforcuar skuadrën në mënyrë që të garojnë për titullin e Superligës së Kosovës dhe Fustar është transferimi më i fundit, shkruan portali arbresh.info.
Njoftimi i plotë i Gjilani-t:
Sport Club “Gjilani” me anë të kësaj komunikate, njofton se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e qendrës, i cili vie nga Kroacia, Ivan Fustar.
Fustar, 31 vjeç i lindur në Split të Kroacisë, në skuadrën e Gjilanit vie pas aventurës dy vjeqare në Qipro te skuadra Nea Salamis.Ai gjithashtu karrierë kishte bërë edhe në Katar te skuadra Al-Arabi ku u paraqit në edicionin 2017/2018.
Ivan Fustar përveç aventurave të ndryshme jashta vendlindjes, ai gjithashtu ka mbrojtur ngjyrat e shumë skuadrave në Kroaci, ku vlenë të ceket ajo në Superligën kroate tek Slaven Belupo, ku u paraqit për dy edicione nga viti 2013 deri në vitin 2015.
https://www.facebook.com/scgjilani/photos/a.150202708899087/717132618872757/?type=3&theater
Fustar, i gjatë 1.87 metra njihet për lojën e tijë në ajër, ku pritet të jetë edhe një “armë” shtesë e kryetrajnerit Gentjan Mezani në mbrojtjen kuq e bardh të Gjilanit, për edicionin e ri të garave në Superligën e Kosovës në futboll.
Sport Club “Gjilani” i dëshiron mirëseardhje mbrojtësit të ri në skuadrën tonë”, ka shkruar Gjilani në Facebook./arbresh.info.
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...