Gjilanasit sot kanë zbarkuar në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta zhvilluar një seancë stërvitore para duelit të rëndësishëm me Apoelin.
Trajneri Gentian Mezani e ka vlerësuar si shumë të vështirë përballjen me ekipin nga Qipro.
Megjithatë theksoi se të dyja skuadrat kanë shanse të barabarta për të kaluar tutje.
“Do t’i qasemi ndeshjes me kujdes. Kemi punuar në të gjitha aspektet sidomos në atë defansiv, pasi që kundërshtari ka shumë cilësi në sulm. E kemi studiuar mirë kundërshtarin, por nuk është ai APOEL-i i para disa viteve. Mendoj se gjasat janë 50-50”, ka deklaruar Mezani.
E edhe mesfushori I Gjilanit, Muhamed Useini, ka thënë se “Skifterët” do të provojnë ta fitojnë këtë përballje.
Jemi të përgatitur, nuk duhet të frikësohemi. Befasitë janë të mirësardhura në futboll. Ne do të provojmë të fitojmë”, ka deklaruar Useini.
Gjilanasit sot ishin në Kukës për t’i kryer testet e koronavirusit dhe nga atje kanë zbarkuar në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta kryer seancën e fundit stërvitore para duelit të së enjtes.
Kurse, APOEL-i nuk ka telashe me koronavirus dhe ka arritur sot në Kosovë me 21 lojtarë.
Kjo është hera e parë që Gjilani paraqitet në gara evropiane. Tre Pennes ishte kundërshtari i patë, të cilin Gjilanasit e kaluan në San Marino duke e mposhtur me rezultat 3:1./GazetaExpress/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...