Google ADS

Gjilani ndan rrugët me dy yje të ekipit

10:23 | 11 Janar 2024
KRG

SC Gjilani ka njoftuar sot se kanë përfunduar bashkëpunimin me dy lojtarët, Egzon Bejtullai dhe Valmir Nafiu.

Dy lojtarët ishin pjesë e skuadrës së Gjilanin që nga sezoni i kaluar, ndërsa “Skifterat” njoftojnë se ndarja vjen pas një marrëveshjeje të dyanshme, shkruan Arbresh.info.

“Klubi i falënderon Egzon Bejtullain dhe Valmir Nafiun për kontributin e dhënë në fanellën kuqebardh, duke iu uruar suksese të mëtutjeshme në sfidat e ardhshme. Faleminderit për momentet e bukura dhe angazhimin në klubin tonë”, ka shkruar klubi gjilanas./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme