Gjilani kryen detyrën me sukses ndaj Drenicës

18:53 | 12 Korrik 2020
Arbresh Info

Gjilani ka arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në shtëpi ndaj Drenicës, ndeshje e vlefshme për xhiron e 30-të të Superligës së Kosovës.

Skuadra gjilanase me rezultat 2 – 0, arriti të mposhtën Drenicën, shkruan portali arbresh.info.

Keita Razak ishte heroi i vendasve, pasi i realizojë të dy golat.

Në minutën e 22-të Razak pas një goditje të fuqishme brenda zonës, zhbllokoi rezultatin, kurse i njëjti pas një asistimi të bukur nga Progni në minutën e 34-të shënojë golin e fitores.

Pas kësaj fitore, Gjilani ngritët në pozitën e dytë me 61 pikë, tri me pak se lideri Drita, kurse Drenica mbetet në pozitën e tetë me 38 pikë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme