Gjilani sot zhvillon njërën ndër ndeshjet më të rëndësishme në histori të klubit.
Nënkampioni i Kosovës do të ballafaqohet me APOEL Nicosia në kuadër të rundit të parë kualifikues në Evropa Ligë.
Ekipi “kuqebardh” në ndeshjen parakualifikuese ka triumfuar ndaj Tre Penne në San Marino me rezultat 1-3.
Kujtojmë që Gjilani në këtë ndeshje futet me mungesën e tre sulmuesve, Shend Kelmendi, Keita Razak dhe Tomislav Busiç.
Kurse, për këtë ndeshje, pjesë e organikes pritet të jenë edhe dy futbollistët, Jakcson Ferreira dhe Keita Aziz, të cilët nuk luajtën në ndeshjen e fundit.
Gjilani – APOEL zhvillohet sot me fillim nga ora 19:00 dhe Radio Televizioni i Kosovës ka konfirmuar që do ta transmetojë këtë ndeshje. /Telegrafi/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...