Gjilani i zyrtarizon tre transfere

10:39 | 9 Janar 2018
Arbresh.info

Gjilani ka vazhduar më përforcime për sezonin pranveror, raporton arbresh.info.

Skuadra e drejtuar nga Arbnor Morina, pas Fuad Karabegut i ka transferuar edhe tre futbollistë të tjerë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Edmond Turkun dhe dy sulmuesit Hasan Hyseni dhe Pleurat Hajdini.

Gjilani sezonin vjeshtor e mbylli në pozitën e tetë me 26 pikë.

Lajmi konfirmohet nga faqja zyrtare e klubit në rrjetin social Facebook. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme