Google ADS

Gjilani fiton thellë në udhëtim te Ulpiana, lipjanasit bien matematikisht nga BKT Superliga

16:59 | 30 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Gjilani ka fituar me rezultat të thellë 4-0 në udhëtim te Ulpiana në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Superligën e Kosovës.

Ekipi i Alban Hysenit i është kthyer fitores në kampionat, duke mposhtu lipjanasit pas humbjes nga Prishtina.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të gjilanasve, të cilët përveç rasteve arritën të shenojnë edhe dy gola.

Ishte ylli nga Shqipëria, Gerhard Progni, i cili shënoi të dy golat, me të parin që erdhi në minutën e 35-të për 0-1, ndërsa në minutën e 44-të shënoi për 0-2.

Në pjesën e dytë, përsëri Gjilani ishte skuadër më e mirë, duke dominuar dhe shënuar edhe dy gola tjerë.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 63-të me Blerim Krasniqin, i cili shënoi për 0-3, ndërsa Progni (73’) kompletoi het-trikun dhe vulosi fitoren me rezultat përfundimtar 4-0.

Pas kësaj fitore, Gjilani renditet i dyti me 55 pikë, ndërsa Ulpiana e nënta me 24 pikë dhe tashmë bie matematikisht nga kategoria.

Në ndeshjen e radhës, gjilanasit e presin Dritën në derbi, ndërsa lipjanasit udhëtojnë te Dukagjini.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme