Gjilani ka fituar me rezultat të thellë 5-1 në shtëpi ndaj Feronikelit në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në BKT Superligën e Kosovës.
Ekipi i Ismet Munishit ka marrë edhe fitoren e dytë në kampionat, duke triumfuar ndaj Niklit në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin me bari artificial në Gjilan.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, por ishin mysafirët që gjeten golin e parë dhe Gjilani u rikthye me dy gola.
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm nëntë minutave lojë me Ardi Qorrin, i cili shënoi për epërsinë 1-0 të Feronikelit.
Gjilani barazoi rezultatin në minutën e 33-të me anë të Keita Razak për 1-1, ndërsa Shend Kelmendi (39’) dërgoi ekipin e tij në pushim me epërsi 2-1.
Në pjesën e dytë, përsëri Gjilani ishte skuadër më e mirë duke dominuar, duke shënuar tri gola tjerë dhe duke menaxhuar lojën.
Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 54-të me anë të Keita Razak, i cili shënoi për 3-1 pas asistimit të Yll Hoxhës, ndërsa shënuesi i dy golave asistoi në minutën e 59-të për golin e Blerim Krasniqit që shënoi për 4-1.
Deri në fund pati edhe shumë raste tjera, por goli erdhi vetëm në minutat shtesë me anë të Gerhard Grognit, i cili vulosi fitoren me rezultat përfundimtar 5-1.
Pas kësaj fitore, Gjilani e sheh veten në pozitën e dytë me 55 pikë apo pesë më pak se Ballkani i pari, ndërsa Feronikeli mbetet i fundit me vetëm 12 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, gjilanasit udhëtojnë te Dukagjini, teksa drenicasit e presin Llapin.
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...