Gjilani ka arritur të shënoj fitore në derbin e Anamoravës ndaj Dritës me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 17-të në Superligën e Kosovës.
Pjesa e parë e këtij derbi u mbyll me dy skuadrat që patën nga një rast të rrezikshëm për gol, shkruan Arbresh.info.
Ishte, Armend Thaci i pari që rrezikoi për vendasit i cili goditi shtyllën nga gjuajtja e lirë.
Ndërkohë, Blerim Krasniqi pati një mundësi të mirë për “Intelektualët” mirëpo pa arritur të shënoj.
Një tjetër rast të mirë të drejtuarit e Zekirija Ramadanit, pati Arb Manaj por goditja e tij u ndal në shtyllë.
Tre minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Armend Thaqi me një goditje të bukur i dha epërsinë Gjilanit.
Deri në fund gola nuk pati dhe “Skifterat” arkëtuan tre pikët e radhës dhe tani ndodhen në pozitën e gjashtë me 21 pikë, teksa Drtia mbetet akoma lidere me 37 sosh./Arbresh.info
Aktakuza për shpëlarje parash e falsifikim të dokumenteve, r...
Hamza shijon gështenja të pjekura me kryetarin Agim Aliu në ...
Bytyqi dhe Dellova shënojnë gola vendimtar për CSKA Sofian n...
Mbretëria e Bashkuar/ Rreth 35,000 emigrantë erdhën përmes a...
Udhëtim pa para të gatshme: Këto janë metropolet evropiane p...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Sarandë