Gjilani ka konfirmuar ndryshimet në kryesinë e klubit, ku në krye ka ardhur presidenti Fatlum Pireva, ndërsa në pozitën e drejtori gjeneral është emëruar Syart Rrahmani.
Pas një sezoni me probleme ku vetëm në fund arritën të sigurojnë mbijetesën, tani më në klub ka ndryshime në kryesi.
“Sport Club Gjilani konfirmon ndryshimet në udhëheqësinë e klubit, duke bërë të ditur që tashmë Fatlum Pireva do të jetë përfaqësues i aksionarëve duke bartur postin e presidentit”.
Ndryshimet në udhëheqjen menaxheriale të klubit vijnë si proces i politikave dhe alternativave strategjike duke përfshirë gjithë strukturën drejtuese. Krahas pozitës në klub, Pireva gjithashtu do të jetë përfaqësues i klubit në Federatën e Futbollit e Kosovës”, thuhet në njoftimin e klubit.
Fatlum Pireva e pason Afrim Veliun në postin e të parit në klub.
Po ashtu komunikon e ka konfirmuar edhe angazhimin e Syart Rrahmanit në pozitën e drejtorit gjeneral.
“Rrahmani emërohet shef ekzekutiv në klub pas përvojave shumëvjeçare në fushën e menaxhmentit të biznesit, teksa ka qenë i afruar me klubin edhe kohë më parë”.
“Përveç pozitës zyrtare në klub, Rrahmani do jetë gjithashtu edhe përfaqësues i klubit në Federatën e Futbollit e Kosovës. Ngritja e klubit në nivelet më të larta organizative dhe sportive janë pikësynimi i përbashkët dhe qëllimi për t’u arritur”.
“Të gjithë në SC Gjilani i urojnë shumë suksese Syart Rrahmanit në objektivat e përbashkëta të cilat i ka klubit”, thuhet në komunikatën e klubi.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?