Gjilani e sfidoi ekipin nga Shqipëria, shënon Rusi

16:22 | 8 Shkurt 2017
Arbresh.info

Gjilani e ka zhvilluar ndeshjen e radhës miqësore në kuadër të përgatitjeve që po i kryen para fillimit të kampionatit, raporton Arbresh.info.

Skuadra ‘kuqebardhë’ barazoi me Turbinën nga Shqipëria me rezultat 1:1.

Golin e vetëm për ekipin e drejtuar nga trajneri Arbnor Morina e realizoi sulmuesi Gëzim Rusi.

Gjilanasit përgatitjet po i kryen në Durrës të Shqipërisë. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme