Kanë mbetur edhe dy ditë deri në ditën kur do të zhvillohet derbi më i madh i futbollit kosovar ndërmjet Gjilanit dhe Dritës.
Dy rivalët e përbetuar lokal do të sfidohen në kuadër të javës së 15-të kampionale të Superligës së Kosovës në futboll.
Ndonëse në kushte aspak të mira, stadiumi i qytetit në Gjilan do të jetë arena e duelit të zjarrtë që pritet të sjellë spektakël në fushë dhe tribuna.
Në derbin e dytë të këtij edicioni, SC Gjilani është në epitetin e vendasit, gjë që e obligon të bëj organizimin e ndeshjes.
“demokracia.com” nga burime pranë klubit ‘kuqebardhë’ mëson se 30 për qind e kapacitetit të stadiumit do të jetë e lejushme për tifozë.
1200 bileta do të jenë në dispozicion për tifozët që kanë fatin të përcjellin nga afër derbin gjilanas.
Siç mëson gazeta, numri i tifozëve të Dritës, të cilët janë në cilësinë e mysafirëve këtë sfidë, pritet të jetë i limituar.
Derbi Gjilani – Drita do të zhvillohet të mërkurën nga ora 13:00./Arbresh.info
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës
Vrasje në tentativë në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar
Gjesti e prish festën teksa Xheneta i bënë ‘twerk’ Vullnetit
Atentati në Vlorë, i plagosuri në gjendje të rëndë shëndetës...
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...