Google ADS

Gjilani arrin marrëveshje me Arbër Prekazin, sot prezantohet qendërmbrojtësi i njohur kosovar

17:57 | 13 Korrik 2021
KRG

Sport Club “Gjilani” është duke punuar në afatin kalimtar të verës për të qenë sa më konkurrues në sezonin e ri. Gazeta “Sheshi” mëson  se skuadra e Gjilanit ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin e njohur kosovar, Arbër Prekazin.

Gjithashtu, mësohet se zyrtarizimi i futbollistit është vetëm çështje kohe.

Prekazi së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e Ballkanit të Suharekës ku e kishte kontratë futbollisti, por që skuadra gjilanase ka paguar kartonin e futbollistit.

Kujtojmë që Prekazi kishte veshur fanellën e Gjilanit vitin e kaluar në garat evropiane ku ishte si huazim./Gazeta Sheshi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme