Google ADS

Gjiganti spanjoll pas Joao Cancelo

08:32 | 24 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Valencia është duke shfaqur interesim për mbrojtësin e krahut të Manchester City, Joao Cancelo.

Një ndër mbrojtësit më të mirë të krahut të djathë në Evropë, portugezi ka bërë 15 paraqitje për Cityn që nga transferimi nga Juventus dhe ka shënuar një gol në Carabao Cup.

Sipas AS, Valencia kërkon transferimin e Cancelos në afatin e janarit në formë huazimi deri në fund të sezonit, transmeton portali arbresh.info.

Vlera e tij momentale është 50 milionë euro, ndërsa këtë sezon nuk ka qenë gjithmonë titullar, pasi City ka në klub një ndër mbrojtësit më të mirë të krahut në botë, Kyle Walker.

Portugezi më herët ka luajtur në kampionatin spanjoll duke ka shënuar katër gola dhe kontribuar me nëntë asistime në 91 paraqitje në të gjitha garat./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme