Valencia shpreson të arrijë marrëveshje me mesfushorin ofansiv të Manchester City-t, David Silva.
Silva pas një dekade në “Etihad” është i gatshëm të largohet në fund të sezonit si lojtar i lirë, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Calciomercato, Milan dhe Real Betis janë të interesuar për spanjollin, por ende nuk kanë bërë ndonjë ofertë zyrtare.
E kësaj gare i është bashkuar edhe Valencia, klub në të cilin Silva kishte luajtur para 10 viteve.
34-vjeçari për “Qytetarët” edhe këtë sezon e ka treguar vetën duke shënuar tri gola dhe kontribuar me tetë asistime në 28 paraqitje në të gjitha garat./arbresh.info.
Presidentja ia kthen Kuvendit në rishqyrtim edhe një ligj, a...
Loredana rrëfën ndarjen me Mozzik: Peshoja vetëm 43 kg
Presidentja Osmani kthen për rishqyrtim Ligjin për Mbrojtjen...
Zelensky në Parlamentin Evropian: Rusia është e vetmja që ku...
Katër fitore në pesë ndeshjet e fundit, a po fillon një epok...
Arion për lidhjen me Dianën: Neve po na penalizon për lojë d...