Google ADS

Gjiganti spanjoll i bashkohet garës për nënshkrimin me Cesc Fabregas

15:30 | 13 Tetor 2018
Arbresh Info

Kampioni në fuqi i Evropa Ligës, Atletico Madridi është shfaqur si një konkurrent i freskët për të siguruar nënshkrimin me mesfushorin Cesc Fabregas nga Chelsea.

Reprezentuesi spanjoll ka shijuar katër vite mjaftë të suksesshme te gjiganti në perëndim të Londër, por koha e tij në fushë është reduktuar dukshëm nën udhëheqjen e Maurizio Sarrit, transmeton portali arbresh.info.

Si pasojë e kësaj, ka pasur spekulime të vazhdueshme rreth të ardhshmes së tij derisa në kontratën e tij aktuale kanë mbetur po ashtu vetëm edhe nëntë muaj dhe sipas ‘The Mirror’, Atletico thuhet të jetë duke menduar transferimin e tij.

Fabregas tashmë ka hedhur poshtë mundësinë për të ndarë rrugët me “Blutë” gjatë merkatos dimërore të transferimeve, por Atletico mund të vazhdoj të kërkojë shërbimet e tij si dhe mund të ofrojë një kontratë paraprake në rast se lojtari dështon për të arritur marrëveshje për rinovim të kontratës me “Blutë”.

Ish lojtari i Arsenalit ende nuk ka bërë ndonjë paraqitje për “Blutë” në Premierë Ligë këtë edicion për shkak se Sarri preferon lojtarët si N’Golo Kante, Jorginho, Ross Barkley dhe Mateo Kovacic në mesfushë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme