Kombëtarja shqiptare e dëshiron trajnerin italian, Giancarlo Camolese si zëvendësues të Gianni de Biasit.
Që prej largimit të Gianni de Biasit, Shqipëria është në kërkim të një trajneri të ri.
Ai do të drejtonte skuadrën në katër ndeshjet e mbetur të kualifikimeve për Kupën e Botës dhe atyre për Euro 2016.
Shumë emra janë përmendur deri me tani, por sipas Sky Sport Italia, Shqipëria e dëshiron trajnerin italian, Giancarlo Camolese.
Sot drejtuesit e FSHF-së dhe Camolese kanë biseduar për kushtet e kontratës.
Trajneri 56 vjeçar së fundmi ka drejtuar skuadrën zvicerane Chiasso.
Por, në të kaluarën ka drejtuar edhe skuadrat e mëdha si Torino, Reggina, Vicenza, Livorno dhe Pro Vercelli.
“Thika, maska, para të falsifikuara”, policia publikon foto ...
Shtëpia e Bardhë shpreson për arritjen e armëpushimit në Gaz...
Osmani në ShBA njofton për aktivitete që lidhen me agjendën ...
Zbulohet lista e lojtarëve më të shpejtë në Ligën Premier – ...
Izraeli dërgon më shumë trupa në veri të Gazës, vazhdon oper...
Një person në Shtime lëndohet me burgi derisa po punonte në ...