Gjiganti italian arriti një rekord në Serie A

09:13 | 8 Shkurt 2017
Arbresh.info

Roma e ka thyer një rekord në elitën e futbollit italian, transmeton Arbresh.info.

Skuadra nga kryeqyteti italian ka arritur që të shënojë fitore në 14-ndeshjet e fundit në shtëpi për ta thyer rekordin që nga viti 1930.

Roma në takimin e zhvilluar të martën arrit fitore ndaj Fiorentinës me shifrat 4:0. Kjo skuadër pas xhiros së 23-të ndodhet në vendin e dytë në Serie A me 50 pikë të tubuara, katër më pak se lideri Juventus. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme