Gjiganti i Serie A ëndërron rikthimin e Silvas në Itali

13:41 | 1 Nëntor 2018
Arbresh.info

Milani ëndërron rikthimin e Thiago Silvas në ‘San Siro’.

‘Rossonerët’ janë në një situatë aspak të favorshme në mbrojtje me lëndimin e Mattia Caldara, dhe kjo ka shtyrë të synojnë transferimin e një mbrojtësi në janar.

‘Il Corriere dello Sport’ raporton se Milan do të ndërhyjë në tregun e janarit për transferimin e një mbrojtësi, dhe ëndrra e tyre është Thiago Silva.

Braziliani Silva ka veshur në të kaluarën fanellën e Milanit, dhe është një lojtar i preferuar i tifozëve kuqezinj.

Blerja e tij në janar nga PSG duket e pamundur, por Milani do të fillimisht huazimin e tij, me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Silva 34 vjeçar, është pjesë e PSG-së që nga viti 2012, dhe në 162 paraqitje ka shënuar nëntë gola.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme