Amir Abrashi mund të largohet befasisht nga skuadra e tij aktuale Freiburg.
Pas dy viteve fantastike me fanellën kuq e zi të Freiburgut, Abrashi është bërë objektiv i gjigantit gjerman, Borussia Dortmund.
Mediat gjermane kanë raportuar se verdhezinjtë janë të interesuar për transferimin e Abrashit.
Mesfushori turk, Nuri Sahin pritet të largohet nga klubi dhe Abrashi shihet si zëvendësuesi i tij.
Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë iu bashkua Freiburgut dy vite më parë nga Grasshopper dhe llogaritet si ndër lojtarët kryesor të klubit gjerman.
BVB do të tentojë me një ofertë prej pesë milionë eurove transferimin e Abrashit në ‘Signal Iduna Park’.
27-vjeçari ka kontratë deri në qershor të vitit 2020 me Freiburgun.
Abrashi në stinorin e fundit zhvilloi 20 ndeshje në Bundesliga ku shënoi edhe një gol të bukur ndaj Werder Bremen.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...