Borussia Dortmund është duke e shikuar mundësinë për ta rikthyer armenin e Manchester United, Henrikh Mkhitaryan.
Në fillim të sezonit mesfushori armen ishte një nga më të mirët, por në shtatë ndeshjet e fundit ai nuk është paraqitur asnjë sekond për skuadrën e Jose Mourinhos.
Me lëndimin e Paul Pogbas, forma e armenit ra dukshëm dhe këtë e vërejti Mourinho, duke e lënë jashtë skuadrës.
Sipas disa raportimeve në Angli, Mourinho dhe Mkhitaryan janë përplasur, pasi portugezi e kishte kritikuar ashpër për përformacën kundër Chelseat.
Sipas “The Independent”, Dortmund është duke e shikuar mundësinë që ta rikthejë në Signal Indual Park, transmeton arbresh.info.
Mkhitaryan në këtë sezon ka pesë gola dhe katër asistime.
Dortmund ka pasur vështirësi në javët e fundit, por që nga ndërrimi i trajnerit, ata kanë fituar dy ndeshje radhazi. /arbresh.info/
Djali i tij u zgjodh më i miri i vitit në Zvicër, vjen reagi...
Hamza: 131 është numri që sjell mundësi dhe zhvillim
Hidhet shorti në KQZ, këta janë numrat e partive politike në...
“Nëse kam nuse nuk gatuj unë”, Sara i përgjigjet deklaratës ...
KMDLNJ: Kuvendi të amandamentojë Ligj për Specialen
“Pa integrim të serbëve në Kosovë s’mund të ketë...