Skuadra franceze Marseille, ka bërë ofertë dhe aktualisht është në diskutime me Napolin për sjelljen e Arkadiusz Milik në “Velodrome”.
Sipas “Gianlucadimarzo.com”, Marseille e ka seriozisht tentativën e saj për reprezentuesin polak të Napolit, Arkadiusz Milik, transmeton lajmi.net.
Klubi francez ka ofruar shumën tetë milionë euro plus varësisht nga kualifikimi në Ligën e Kampionëve dhe një milionë ekstra, por si duket Napoli kërkon më shumë.
Skuadra napoletane dëshiron së paku 15 milionë euro për polakun, dhe siç thuhet deri tani, Marseille nuk është e gatshme të paguajë këtë shumë, por se bisedimet janë duke vazhduar më tej.
Sipas artikullit, edhe Milik është shprehur i interesuar për një transferim në Francë, i cili kërkon një ekip që i jep mundësinë të luaj dhe të jetë protagonist në Euro 2021.
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin