Real Madrid, Barcelona dhe Manchester City, janë të interesuara në nënshkrimin e mbrojtësit të Interit, Milan Skriniar.
Qendermbrojtësi ishte transferuar në Inter nga Sampdoria gjatë verës së kaluar duke nënshkruar kontratë pesë vjeçare.
Paraqtijet e tij të mirë në këtë sezon ka bërë që gjigantët evropianë të interesohen për shërbimet e tij.
Sipas gazetës italiane “Gazzeta dello Sport”, Barça, Reali dhe Man City janë duke e monitoruar situatën e 22 vjeçarit, transmeton arbresh.info.
Drejtorit sportiv i Interit, Piero Ausilio ditë më parë ka deklaruar se Skriniar është i pa shitshëm.
Por, gazeta italiane raporton se një ofertë në drejtim të Interit do të dërgohet këto ditë dhe në rast se është e mirë, atëherë do të konsiderohet.
Skriniar deri më tani është paraqitur në 23 ndeshje, duke shënuar tri gola. /arbresh.info/
Tjetër hap fals për Chelsean, mposhtet nga Ipswichi
Policët e Shqipërisë shpërblehen me nga 10 mijë lekë për fun...
Parashihet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike n...
Nga klima, pandemitë dhe hapësira, parashikimet shkencore pë...
Doni të jeni më të lumtur? Ja pesë hapa për ta arritur këtë
Haradinaj në Pejë zotohet për mbështetje të pakompromis ndaj...