Chelsea dhe Bayern Munich janë futur në garë për mefushorin e talentuar të Borussia Dortmundit, Christian Pulisicin.
Chelsea është duke shfaqur interesim, por duhet të përballet edhe me konkurrencën e Bayern Munich, të cilët po ashtu janë të interesuar për të, shkruan Daily Mail, transmeton arbresh.info.
Dortmundi ngurron ta shesë 19-vjeçarin, i cili mund të nxisë një luftë ofertash për të në mesin e disa top klubeve evropiane gjatë afatit kalimtar të verës.
Bayerni e dëshiron Pulisicin për t’i zëvendësuar Franck Riberyn dhe Arjen Robennin në moshë, ndërsa Chelsea e do atë për ta mbuluar largimin e mundshëm të Willianit apo Eden Hazardit. /arbresh.info/
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...