Gjetan Keta për titull botëror, ky është emri i kundërshtarit

15:55 | 6 Shtator 2018
Arbresh.info

Boksieri shqiptar Gjetan Keta do te ndeshet për titullin e Botës në versionin WBU këtë fundjavë kundër boksierit nga Bosnja Sladan Janjanin.

Kjo federatë është ndër më të njohura tët boksit botëror, titullin e të cilit dikur e ka mbajtur edhe një emër i madh dhe historik i këtij sporti si Xhorxh Foreman apo së fundmi Roi Xhons. Të shtunën më 8 shtator, në Dibër të Madhe të Maqedonisë do të zhvillohet kjo ndeshje e rëndësishme për titullin e kampionit të Botës.

Boksieri nga Bulqiza, Mike Gjetan Keta ka në karrierën e tij 26 ndeshje, prej të cilave ka arritur të grumbullojë 22 fitore, 18 me nokaut dhe katër humbje. Kundërshtari i tij për ndeshjen e titullit botërorë është boshnjaku Sladan Janjanin, i cili në karrierën e tij ka vetëm dy ndeshje më tepër se Gjetani, 28 të tilla, prej të cilave numëron 25 fitore, 19 me nokaut dhe vetëm 3 humbje.

Prej disa ditësh, boksieri Mike Gjetan Keta ka vendosu që përgatitjet e fundit përpara ndeshjes së madhe, ti zhvillojë bashkë me vëllain e tij, Ismailin, në vendlindje. Mes pyetjeve të Bulqizës vëllezërit Keta po mbyllin fazën e përgatitjes në vendin e quajtur Guri i Vashës.

Veç ndeshjes kryesore asaj të Gjetanit, në të njëjtën ditë do të zhvillohen edhe ndeshje tjera me një rëndësi të veçantë siç është përballja e boksierit Ferit Keta kundër turkut Fatih Mehmet Karaku, po ashtu do te ndeshen edhe boksier të tjerë nga trojet Shqiptare,Kosove,Maqedoni me boksier nga Serbia,Bosnja,Kroacia dhe Gjermania.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme