Serio Ramos nuk është një person i pëlqyer në Barcelonë dhe ylli i Real Madridit është mirë në dijeni rreth kësaj.
Ramos është ylli në mbrojtje i Real Madridit dhe ka qenë pjesë e klubit që nga viti 2005, transmeton portali arbresh.info. Qendërmbrojtësi ka luajtur në 39 ndeshje kundër Barcelonës me fanellë të ‘Los Blancos’.
Sonte (e mërkurë) startoi në ndeshjen e tij të 40-të El Clasico në të cilën Barcelona ishte nikoqire kundër Real Madridit në Kupë të Mbretit.
Ramos është një figurë mjaftë kontraverse në Barcelonë pas zënka të vazhdueshme me lojtarët e Barcelonës gjatë viteve.
Ai është dërguar jashtë fushës në një numër të madh rastesh dhe është ndëshkuar me karton të verdhë rregullisht.
Ramos është në dijeni se kjo nuk do të ndryshojë asnjë herë në Camp Nou, por reprezentuesi spanjoll nuk dukej aspak i shqetësuar me statusin e tij në Kataloni.
Ai është fishkëllyer së bashku me gjithë pjesën tjetër të Real Madridit kur ata hyrën në fushë për të kryer nxehjet sonte.
Por, Ramos shihet për ironi duke duartrokitur turmën pasi shfaqi vlerësimin ndaj tifozëve të Real Madridit që kanë udhëtuar për të parë këtë ndeshje që përfundoi me rezultat 1 me 1./arbresh.info/
Moti sot kryesisht me diell
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi