Alvaro Morata bëri një gjest të pahijshëm në drejtim të tifozëve të Barcelonës gjatë disfatës së Chelseas në Camp Nou mbrëmjen e së mërkurës në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e Antonio Contes u eliminua nga kompeticioni evropian pas dy golave nga Lionel Messi dhe një nga Ousmane Dembele që i siguruan një fitore me rezultat 3 me 0 Barcelonës, transmeton portali arbresh.info.
Ndërkohë, Morata nisi takimin nga bankina për shkak se Conte zgjodhi për të luajtur me sulmuesin Olivier Giroud si pjesë kryesore te linja frontale e Chelseas. Reprezentuesi spanjoll zëvendësoi Giroud në minutën e 67′, pak para se Messi të shënonte golin e tij të dytë këtë mbrëmje.
Por, ish sulmuesi i Real Madridit u ofendua menjëherë nga tifozët e Barcelonës derisa prezantimi i tij ishte përjcellur me fishkëllima nga turma. Tifozët e Barcelonës gjithashtu komentuan problemet e Moratas te Chelsea këtë sezon duke thënë “Eres muy malo’ që në gjuhen shqipe do të thotë “ju jeni shumë i keq”.
Megjithatë, Morata iu përgjigj fishkëllimave derisa po përgatitej për një goditje nga këndi duke i shikuar tifozët e Barcelonës para se të kapte testikujt e tij dhe të tunde dorën./arbresh.info/
Shikoni këtë moment në videon më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=Sovbz8mZpEM
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin