Mustafi ka dhuruar 16 mijë vakte ushqimore për personat që janë në vështirësi ekonomike për shkak të koronavirusit që ka paralizuar gjithë botën
Mbrojtësi i Arsenali, Shkodran Mustafi, ka festuar datëlindjen e tij të 28. Lojtari me origjinë shqiptare nuk ka zgjedhur që t’i bëjë dhurata të shtrenjta vetes, por ka ndërmarrë një nismë mjaft kuptimplotë.
Ai ka dhuruar 16 mijë vakte ushqimore për personat që janë në vështirësi ekonomike për shkak të koronavirusit që ka paralizuar gjithë botën.
Mustafi e ka konfirmuar lajmin përmes një video të postuar në llogarinë e tij në Instagram.
“Dua të ju falënderoj për të gjitha urimet tuaja të datëlindjes. I kam lexuar dhe jam i gëzuar për të gjitha. Do të dëshiroja të festoja me familjen time dhe miqtë, por nuk do të ndodhë kështu, arsyeja dihet. E di që janë njerëz në Islington që po vuajnë në këto momente dhe tregova mbështetjen time të plotë për këtë komunitet. Kam dhuruar 16 mijë vakte ushqimore dhe pajisje të tjera mjekësore për njerëzit që jetojnë në Islington”, tha Mustafi.
Si Mustafi, ashtu edhe futbollistët tjerë, mezi po presin rinisjen e sezonit, pasi UEFA insiston se edicioni 2019/20 nuk duhet humbur, por duhet përfunduar, edhe nëse sikur duhet të luajnë futboll deri në gusht.
Synimi është që sezoni në gjitha ligat të mbyllet në fund korrikut ose në javën e parë të gushtit, në mënyrë që futbollistët të pushojnë disa javë dhe më pas të rikthehen në përgatitje për sezonin e ri që ndryshe nga vitet tjera, planifikohet të nisë në mesin apo fundin e shtatorit. /Gazeta Express/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën