Kampioni Botëror, Gjermania do të jetë në mungesë të një numri të madh yjesh, përfshirë Manuel Neuer, Mats Hummels dhe Marco Reues, për Kupën e Konfederatave të muajit të ardhshëm duke iu dhënë pushim më të gjatë veror disa lojtarëve para garës për mbrojtjen e titullit të Kampionit Botëror.
Në listën e lojtarëve që do të mungojnë në këtë turne është gjithashtu Jerome Boateng, Mesut Ozil, Thomas Muller dhe Toni Kroos, por trajneri Joachim Low ka ftuar shtatë tjerë të ri, transmeton portali arbresh.info.
“Ne jemi duke shkuar në këtë turne me një skuadër perspektive. Ne dëshirojmë që ata që janë këtu të mësojnë ideat tona, mekanizmin tonë dhe të stërviten së bashku me ne. Ky është qëllimi. Për t’i sjell atyre pak një nivel botëror”, tha Low.
Kerem Demirbay i Hoffenheimit, anësori 23-vjeçar i Ajax Amsterdamit Amin Younes dhe Diego Demme i RB Leipzigut janë disa nga lojtarët e rinj.
Në listën e lojtarëve të ftuar është edhe mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi./arbresh.info
Skuadra e Gjermanisë:
Portier: Bernd Leno, Marc-Andre Ter Stegen, Kevin Trapp
Mbrojtës: Matthias Ginter, Jonas Hector, Benjamin Henrichs, Joshua Kimmich, Shkodran Mustafi, Marvin Plattenhardt, Antonio Rudiger, Niklas Sule
Mesfushorë/Sulmues: Julian Brandt, Emre Can, Kerem Demirbay, Diego Demme, Julian Draxler, Leon Goretzka, Sebastian Rudy, Leroy Sane, Lars Stindl, Sandro Wagner, Timo Werner, Amin Younes
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...