Gjermania ka regjistruar fitore me rezultat të thellë në ndeshjen kundër San Marinos mbrëmjen e së shtunës.
Skuadra e Joachim Low ka shënuar fitore me rezultat 7 me 0 në ndeshjen e zhvilluar si nikoqir në stadiumin ‘Nurnberg’ në kuadër të ndeshjeve kualifikuese në Kampionatin Botëror Rusia 2018, shkruan portali arbresh.info.
Ylli shqiptar Shkodran Mustafi ka shënuar një gol gjatë kësaj ndeshje tronditëse për San Marionin që vazhdon qëndrimin në fund të tabelës së Grupit C me gjashtë humbje radhazi.
Mbrojtësi i Arsenali realizoi për 5 me 0 në dy minuta pasi filloi pjesa e dytë e ndeshjes.
Sulmuesi i Hoffenheimit ka shënuar hat-trick (16′, 29′, 85′), ndërsa Brandt (72′), Younes (38′) dhe Draxler (11′) janë autorët e golave tjerë.
Gjermania qëndron në krye me 18 pikë, pesë më shumë se Irlanda Veriore në pozitën e dytë./arbresh.info
https://streamable.com/dvn3d
https://streamable.com/t1kme
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës