Gjermania publikon listën për “Euro 2024”, mbetën jashtë katër lojtarë të mëdhenj

14:25 | 16 Maj 2024
KRG

Trajneri i Kombëtares së Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Nagelsmann, ka lënë katër yje gjerman jashtë listës, ndërsa ka freskuar listën me disa lojtarë të rinj, shkruan Arbresh.info.

Gjermania do të jetë nikoqire e kampionatit këtë verë, ndërsa është duke u llogaritur edhe favorite për këtë event.

Detyra e Nagelsmann për të zgjedhur një skuadër për turneun u bë më e lehtë muajin e kaluar kur UEFA votoi për të rritur skuadrat nga 23 në 26 lojtarë.

Ai tani ka emëruar një skuadër paraprake prej 27 lojtarësh, të cilën një lojtar do ta braktiste përpara afatit përfundimtar për skuadrat më 7 qershor.

Mats Hummels, lojtari i Borussia Dortmundit, ka mbetur jashtë listës së ftuar nga Nagelsmann edhe pas formës të mrekullueshme të tij me skuadrën gjermane, ku kanë arritur të kualifikohen në finale të Champions League.

Në listë, gjithashtu nuk ka vend edhe për Timo Werne, i cili aktualisht është tek Tottenhami në formë huazimi nga RB Leipzigu që nga janari.

Mesfushori i Bayern Munichut, Leon Goretzka, gjithashtu është lënë jashtë skuadrës pas formës së vështirë me skuadrën e tij të klubit.

Gjithashtu edhe Serge Gnabry ka mbetur jashtë listës, mirëpo arsyeja e mos ftesës së tij, është për shkak të lëndimit.

Gjermania përballet me Ukrainën dhe Greqinë në miqësoret muajin e ardhshëm përpara turneut.

Ndërsa në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian, do të përballen me Skocinë më 14 qershor.

Skuadra e Gjermanisë për Euro 2024

PortierëOliver Baumann, Manuel Neuer, Alexander Nubel, Marc-Andre ter Stegen

MbrojtësWaldemar Anton, Benjamin Henrichs, Joshua Kimmich, Robin Koch, Maximilian Mittelstadt, David Raum, Antonio Rudiger, Nico Schlotterbeck, Jonathan Tah

MesfushorëtRobert Andrich, Chris Fuhrich, Pascal Gross, Ilkay Gundogan, Toni Kroos, Jamal Musiala, Aleksandar Pavlovic, Leroy Sane, Florian Wirtz

SulmuesMaximilian Beier, Niclas Fullkrug, Kai Havertz, Thomas Muller, Deniz Undav

/Arbresh.info

Të ngjashme