Federata e Futbollit e Gjermanisë (DFB) i ka kritikuar Mesut Ozilin dhe Ilkay Gundoganin se kanë marrë pjesë, siç thotë, në një marifet të fushatës politike të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Ozil dhe Gundogan, të cilët luajnë për Kombëtaren e Gjermanisë, janë fotografuar duke e përshëndetur Erdoganin në Ambasadën e Turqisë në Londër, bashkë me sulmuesin e Turqisë, Cenk Tosun, në ditën kur lideri turk mbërriti në Angli për t’u takuar me kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May, transmeton Gazeta Express.
Ylli i Arsenalit, Mesut Ozil, dhe mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan, dhuruan fanella të nënshkruara nga ta. Më pas, një fotografi e tre lojtarëve u postua në faqen zyrtare të Ozilit në Instagram.
Pas kësaj, DFB-ja e ka lëshuar një komunikatë në të cilën i kritikon Ozilin dhe Gundoganin – të cilët rrënjët i kanë në Turqi – se i kanë shkelur vlerat e futbollit duke marrë pjesë në takim.
Presidenti i DFB-së, Reinhard Grindel, ka thënë: “DFB-ja natyrisht se i respekton situatat e veçanta të lojtarëve tanë me prejardhje emigracioni, por futbolli dhe DFB-ja luftojnë për vlera të cilat Erdogani nuk i respekton aspak”.
“Prandaj, nuk është gjë e mirë që përfaqësuesit tanë ndërkombëtarë ia kanë lejuar vetes të keqpërdorën për marifetin e fushatës së tij zgjedhore. Kjo natyrisht se s’u ka ndihmuar as përpjekjeve të DFB-së për integrim”, shtoi ai
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...