Gjermania eliminohet për herë të parë pas 80 viteve nga faza grupore

18:24 | 27 Qershor 2018
Arbresh Info

Eliminimi i Gjermanisë nga Kampionati Botëror “Rusia 2018” është tronditës.

Kampioni në fuqi i botës nuk ka arritur të sigurojë vazhdimin tutje në turneut madhështor në Rusi pas disfatës 2 me 0 të pësuar nga Koreja e Jugut, shkruan portali arbresh.info.Kjo është hera e parë që Gjermania ka dështuar për të arritur në fazat eliminuese të Kampionatit Botëror që nga viti 1938.

Koreja e Jugut realizoi golat përmes Kim Young Gwon (94′) dhe Heung Min Son (98′) duke i shkatërruar ëndrrën përfaqësueses nën udhëheqjen e trajnerit Joachim Low.

Gjermania i jep fund këtij turneu si e vendosur në fund të Grupit F, pas Koresë së Jugut, Suedisë dhe Meksikës./arbresh.info/

https://twitter.com/442stat/status/1012005082148286464

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme