Gjermania ka arritur të shënoj një fitore me debakël ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës, duke e mposhtur me rezultat 7-0, në kuadër të xhiros së pestë në Ligën e Kombeve.
Musiala pas dy minutave shënoi golin e parë, kurse në minutën e 23-të, Kleindienst dyfishoi epërsinë, shkruan Arbresh.info.
Tetë minuta para fundit të pjesës së parë, Kai Havertz shënoi golin e tretë.
Florian Wirtz në minutat e 50-të dhe 57-të, shënoi dy golat e radhës për “Pancerat”.
Gjermanët nuk po ndaleshin dhe në minutën e 66-të, Sane shënoi golin e gjashtë.
Ndërsa për epilogun final 7-0, u përkujdes, Kleindienst, i cili realizoi golin e dytë personal.
Me këtë fitore, Gjermania siguron vendin e parë në tabelën e grupit 3 të Ligës A, ku tashmë ka 13 pikë, pesë më shumë se Holanda që është e dyta, Hungaria është e treta me pesë sosh, ndërsa Bosnja e fundit me vetëm një pikë.
Ndeshja e radhës e gjermanëve është ndaj Hungarisë kurse Bosnja luan ndaj Holandës./Arbresh.info
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...