Gjermania ka fituar me rezultat të thellë 5-1 ndaj Skocisë në kuadër të grupit Adhe njëkohësisht ndeshjes hapëse të Kampionatit Evropian 2024.
Gjermanët kaluan në epërsi në minutën e dhjetë përmes Florian Wirtz i cili realizoi për 1-0 pas një aksioni shumë të bukur.
Të besuarit e Julian Nagelsmann nuk u ndalën më kaq dhe vazhduan me sulme të njëpasnjëshme në drejtim të portës së Skocisë.
Ata shënuan edhe golin e dytë disa minuta më vonë, kësaj radhe përmes Jamal Musialas i cili në minutën e 19-të u shërbye mirë në zonë nga Kai Havertz për rezultatin 2-0.
Pas një tollovie brenda zonës, mbrojtësi Ryan Porteous shkaktoi ndërhyrje të rrezikshme ndaj Ilkay Gundogan dhe pas rishikimit në VAR, gjyqtari Turpin e akordoi penallti duke e përjashtuar lojtarin me karton të kuq.
Penalltinë e fituar nga Gundogan me gjakftohtësi e ekzekutoi në minutën e 45-të Kai Havertz i cili realizoi për rezultatin 3-0.
Spektakli vazhdoi edhe në pjesën e dytë me Gjermaninë që arriti të shënojë edhe dy gola të tjerë dhe Skocia që shënoi “golin e nderit”.
Fillmisht Niclas Fullkrug realizoi për 4-0 pas një super goditje e cila përfundoi në cepin e djathtë të portës.
Gjithçka që Skocia mundi të bënte në këtë takim ishte “goli i nderit” i cili në fakt ishte një autogol i shënuar me kokë nga Antonio Rudiger në minutën e 87-të.
Teksa po i afroheshim fundit të ndeshjes, në skenë doli Emre Can i cili me një goditje nga jashtë zonës e mposhti portierin kundërshtar Angus Gunn për rezultatin përfundimtar 5-1.
Ndeshjen e ardhshme Gjermania do ta luajë të mërkurën ndaj Hungarisë ndërsa po në të njëjtën ditë do të luajë edhe Skocia ndaj Zvicrës./Telegrafi/
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës