Google ADS

Gjermani – Spanjë, formacionet e mundshme të miqësores

12:49 | 23 Mars 2018
Arbresh.info

Gjermani dhe Spanjë do të luajnë sot mes vete në një miqësore të madhe.

Kombëtarja Gjermane është nikoqire e asaj Spanjolle në takimin luksoz miqësor.

Ky takim është paraparë të zhvillohet në Dyseldorf të Gjermanisë, me fillim nga ora 20:45.

Kjo ndeshje do të shërbej shumë për dy trajnerët e kombëtareve për të parë formën e futbollistëve të tyre para fillimit të Kupës së Botës “Rusia 2018”.

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, pritet të luaj me formacionin e tij të përhershëm 4-2-3-1, ku nuk pritet të ketë asnjë befasi.

Përjashtimi i vetëm në formacionin pritet të jetë ai i futjes nga minuta e parë e Ilkay Gundogan në vend të Sami Khediras.

Në anën tjetër, edhe trajneri i Spanjës, Julen Lepetegui ka konfirmuar formacionin e tij të përhershëm 4-3-3 pa ndonjë befasi.

Ndryshimi i vetëm i tij është se në mungesë të Sergio Busquetsit të lënduar, vendin e tij do ta zë Thiago Alcantara. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme