Gjermania ka regjistruar fitore bindëse (5-2) përballë Italisë në Borussia-Park në ndeshjen e katërt në kuadër të Grupit 3 në Ligën A të Nations League.
Joshua Kimmich shenojë golin e parë për gjermanët në minutën e 10-të, ndërsa Ilkay Gundogan e realizoi golin e dytë gjatë minutave shtesë të pjesës së parë.
Thomas Muller vazhdoi me golat e Die Mannschaft në gjysmën e dytë në minutën 51-të, i ndjekur nga një dygolësh i shpejtë nga Timo Werner në minutën e 68-të dhe 69-të.
Azzurrët shënuan dy gola të vonshëm me anë të Wilfried Gnonto në minutën e 78të dhe Alessandro Bastoni gjatëminutave shtesë.
Në takimin tjetër të këtij grupi të zhvilluar në Molineux Stadium, Hungaria e ka turpëruar Anglinë para tifozëve të vet me rezultat 4-0.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës