Google ADS

Gjermanët mposhtin Kampionin aktual të Evropës

22:50 | 14 Qershor 2022
KRG

Gjermania ka regjistruar fitore bindëse (5-2) përballë Italisë në Borussia-Park në ndeshjen e katërt në kuadër të Grupit 3 në Ligën A të Nations League.

Joshua Kimmich shenojë golin e parë për gjermanët në minutën e  10-të, ndërsa Ilkay Gundogan e realizoi golin e dytë gjatë minutave  shtesë të pjesës së parë.

Thomas Muller vazhdoi me golat e Die Mannschaft në gjysmën e dytë në minutën 51-të, i ndjekur nga një dygolësh i shpejtë nga Timo Werner në minutën e 68-të dhe 69-të.

Azzurrët shënuan dy gola të vonshëm me anë të Wilfried Gnonto në minutën e 78të dhe Alessandro Bastoni gjatëminutave shtesë.

Në takimin tjetër të këtij grupi të zhvilluar në Molineux Stadium, Hungaria e ka turpëruar Anglinë para tifozëve të vet me rezultat 4-0.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme