Barcelona ka vetëm dy javë kohë që të kompletojë objektivin për shitjen e tre lojtarëve të ekipit të parë.
Blaugranasit janë duke provuar të zbresin pagat që pas largimit të Lionel Messit.
Edhe largimi i argjentinasit ishte si pasojë e pagave të larta mujore të lojtarëve kryesorë.
Sipas Diario AS, Barcelona është duke provuar të shesë Samuel Umtitin, Martin Braithwaite dhe Miralem Pjanic.
Në çështjen e Umtitit, nuk dëshiron largimin vetëm te një skuadër që do garojë për titull, andaj opsionet e katalunasve janë të limituara.
Ndërsa, Braithwaite preferon të qëndrojë dhe është duke bërë punë të shkëlqyer, sidomos në ndeshjen e fundit ku shënoi dy gola ndaj Real Sociedadit.
Ndërkohë, Pjanic e do largimin, por Barcelona e ka të vështirë ta huazojë diku mesfushorin, ngase nuk ka shumë klube të interesuara.
Pijet alkoolike dhe ndikimi i tyre në shëndetin e zemrës
Flini 8 orë në natë për shëndet të mirë
10 kuriozitete për Groenlandën
Lamborghini me shitje rekord në 2024
Dhoma e Përfaqësuesve voton pro sanksioneve ndaj GJNP-së për...
Fenomeni i këtij viti, Gjesti merr përkrahje edhe nga Granit...